image Arsyet befasuese pse kafeja mund të jetë e mirë për ju - Sinjali

Arsyet befasuese pse kafeja mund të jetë e mirë për ju

news image

Pirja e kafesë çdo mëngjes ka përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore. Disa prej tyre mund t’i gjeni edhe më poshtë:

Rrit performancën fizike

Përmbajtja e kafeinës në kafe stimulon sistemin nervor, duke çuar në një rritje të nivelit të adrenalinës në qarkullimin e gjakut. Ky hormon e përgatit trupin tonë për një përpjekje fizike intensive.

Ul rrezikun e diabetit

Studimet kanë treguar se kafeja ndihmon në luftimin e diabetit dhe është veçanërisht e dobishme për frenimin e diabetit të tipit 2. Mund të ndihmojë në rritjen e prodhimit të insulinës në trup, gjë që mundëson rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak gjithashtu.

Largon toksinat nga trupi

Kafeja funksionon si diuretik, që do të thotë se mund të rrisë prodhimin e urinës. Redukton nivelin e enzimave të dëmshme të mëlçisë që gjenden në gjak dhe nxjerr jashtë të gjitha materialet toksike nga trupi. Për më tepër, ndihmon për të mbajtur stomakun e shëndetshëm, dhe zvogëlon rrezikun e hepatitit, cirrozës së mëlçisë.

Forcon kujtesën

Pirja e kafesë, veçanërisht e zezë, mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit të trurit, duke ndihmuar në përmirësimin e kujtesës, vëmendjes, kohës së reagimit dhe shëndetit të përgjithshëm të trurit.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: