image Si përfundoi në kanal, biznesmeni që humbi jetën në Bulqizë? - policia jep detaje

Rajon

Rajon/ Si përfundoi në kanal, biznesmeni që humbi jetën në Bulqizë? – policia jep detaje

news image

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Bulqizë të Shqipërisë.

Policia e Bulqizës reagon për ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë mbrëmje, ku është gjetur në një kanal bizbesmeni i kromit, Murat Duriçi, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Policia sqaron se biznesmeni është përplasur nga një makinë tip “Ford”, e për pasojë ka humbur jetën. Ndërkohë, siç raporton policia, shoferi ka braktisur mjetin pas aksidentit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur dhe shoqëruar në komisariat./Gazeta Sinjali/