image Si nëpër filma: Zyrtari i Doganës ndjekë një furgon, por goditet nga një veturë tjetër qëllimisht

Kosovë

Siguri/ Si nëpër filma: Zyrtari i Doganës ndjekë një furgon, por goditet nga një veturë tjetër qëllimisht

news image

Një ngjarje sikurse nëpër filma aksion ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. Një zyrtar i Doganës së Kosovës ka raportuar se derisa kishte qenë duke e ndjekur një furgon të dyshuar për kontrabandim është goditur nga një veturë tjetër.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se më pas të dy veturat janë larguar në drejtim të panjohur,  ndërsa nuk ka persona të lënduar në këtë rast.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar (zyrtar i Doganës) ka raportuar se derisa ishte në ndjekje të një furgoni të dyshuar për Kontrabandim , një veturë e dyshuar e ka penguar veturën zyrtare duke e goditur dhe janë larguar në drejtim të panjohur.  Për veç dëmeve te vogla materiale, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/.