Një Audi ishte vjedhur nga katër adoleshentë dhe për ta ndaluar atë, policisë britanike iu desh përdorimi edhe i një helikopteri.
Sipas mediave britanike përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje kur policia u desh të përdorte edhe forcën – madje edhe duke thyer xhamin e veturës së tyre.
Siç thuhet tutje, protagonistë të ngjarjes ishin dy djem 15-vjeçar dhe dy vajza 14-vjeçare, të cilët u larguan me shpejtësi nga oficerët në Enfield këtë mëngjes para se të ndalen përfundimisht nga oficerët e armatosur në Langston Road, Loughton.
Bëhet e ditur se policia fillimisht u ishte drejtuar adoleshentëve në lidhje me një grabitje me thikë në veri të Londrës, të premten.
Por kur ata u larguan me shpejtësi – duke u përplasur edhe me vetura të tjera, oficerët i ndoqën me ndihmën e një helikopteri përpara se ta çonin ndjekjen në një përfundim dramatik, duke përfunduar me arrestimin e të rinjve.
Siç edhe mund të shihet në pamjet e publikuara, policia i nxjerr ata nga vetura, gjithsesi edhe duke i arrestuar.