Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një tentim grabitje në një argjendari në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, ku pronari i lokalit dhe djali i tij u plagosën nga tre të dyshuar.
E pas kësaj tentim grabitje, në fshatin Lubizhdë është gjetur një veturë e djegur që dyshohet se është përdorur gjatë tentim grabitjes.
Mirëpo, Sinjali, gjithashtu ka mësuar se të dyshuarit për tentim grabitjen, pasi e kanë djegur veturën e parë e kanë grabitur një veturë tjetër.
Nga policia, për Sinjalin, kanë thënë se, të dyshuarit nuk janë identifikuar.