Një person është plagosur gjatë një tentim grabitje në qytetin e Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.
E për Sinjalin nga policia në Prizren kanë dhënë detaje se si ka ndodhur rasti.
Zëdhënësi i policisë, Shaban Osmanollaj, ka thënë se tre persona të armatosur kanë tentuar ta grabitin një dyqan, ku është mbetur i plagosur pronari i dyqanit.
“Është një grabitje në rrugën “Adem Jashari” në Prizren. Tre persona të dyshuar të armatosur kanë tentuar të kryejnë grabitje në një argjendari, ku ka mbetur i plagosur njëri nga pronarët, por është jashtë rrezikut për jetë”, kanë thënë nga policia.