Shkeljet e rregullave të komunikacionit po vazhdojnë të thyhen në Kosovë. Njëra ndër rregullat që më së shpeshti thyhet është parkimi, shkruan Gazeta Sinjali.
Në disa pamje të dërguara nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali shihet një veturë e cila është parkuar në vendin e ndaljes që është e lejuar vetëm për autobus, në anën e kundërt të rrugës.
Sipas sinjalizuesit, rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:40, në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë.
“Në pikë të ditës si kapadai”, thotë sinjalizuesi.
Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen.