image Si kaloi nata e Vitit të Ri, flasin nga Policia

Siguri

Si kaloi nata e Vitit të Ri, flasin nga Policia

news image

Sipas Policisë së Kosovës, nata e ndërrimit të motmoteve ka kaluar e qetë, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se gjatë festimeve janë përdorur armë zjarri dhe ka pasur disa incidente me lëndime të lehta nga përdorimi i pakujdesshëm i mjeteve piroteknike.

Në aspektin e sigurisë në trafik, gjatë ditës së djeshme (deri në ora 00) nuk është raportuar për asnjë aksident trafiku me fatalitet”, thuhet në komunikatën e policisë.

Gjithashtu, në komunikatë thuhet se policia ka hartuar dhe zbatuar urdhrin operativ, ku parashihej shtimi i masave të sigurisë, shtimi i prezencës policore në ambiente ku parashihej të ketë prezencë më të madhe të qytetarëve, kontrolli në trafik dhe kontrolli në pika kufitare, duke përfshirë edhe aeroportin.

/GazetaSinjali/