Nga regjistrimi i popullsisë i vitit 2011 në atë të vitit 2024, numri i të deklaruarve si besimtarë myslimanë në Kosovë ka rënë për mbi 180 mijë persona.
Rënie ka pësuar edhe numri i qytetarëve të deklaruar si katolikë, ndërsa shifrat e komuniteteve të tjera kanë shënuar rritje.
Këtu ndikon edhe fakti që popullsia e Kosovës është tkurrur për 8.8% gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, ndryshimi brenda secilit komunitet është mbi këtë nivel.
Nga të gjitha komunat, përqindja e komunitetit mysliman në përbërjen e popullsisë ka shënuar rënien më të madhe në Prishtinë dhe Obiliq. Komunat me shumicë serbe nuk janë përfshirë pasi pjesëmarrja e tyre në dy regjistrimet e popullsisë ishte e ulët.
Ndërkohë, ndryshimi më i madh te komuniteti katolik vërehet në Gjakovë. Atje, përqindja mbetet më e larta në Kosovë, pavarësisht kësaj rënieje. Popullsia ortodokse e Kosovës mbetet e përqendruar kryesisht në komunat me shumicë serbe në Kosovë, shkruan REL.
Megjithatë, rritje në përqindje të ulëta të këtij komuniteti vërehen nëpër shumë komuna. E vetmja kategori që ka pasur ngritje në përqindje në të gjitha komunat e Kosovës është ajo e banorëve të deklaruar pa ndonjë besim fetar. Përqindja më e madhe e tyre është në Prishtinë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!