image Qeveria e Kosovës ndriçohet me flamurin e komunitetit LGBTI, Kurti ka një mesazh - Sinjali

Qeveria e Kosovës ndriçohet me flamurin e komunitetit LGBTI, Kurti ka një mesazh

news image

Qeveria e Kosovës është ndriçuar nga ngjyrat e flamurit të komunitetit LGBTIQ+, duke shënuar kështu Ditën Ndërkombëtarë kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një foto të ndërtesës së Qeverisë me flamurin shumëngjyrësh ka thënë se të gjithë janë të barabartë, edhe nëse dallojnë në besim apo orientim.

“Sot ne shënojmë #IDAHOT, një ditë që na kujton se jemi të gjithë të barabartë – pavarësisht nga orientimi ynë seksual apo identiteti gjinor. Le të qëndrojmë së bashku kundër padrejtësive dhe paragjykimeve, sot dhe çdo ditë”, shkroi Kurti në Twitter.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin