image Si ia rrezikoi jetën presidentes Osmani dhe familjes së saj një foto e rreme?

Sociale

Si ia rrezikoi jetën presidentes Osmani dhe familjes së saj një foto e rreme?

news image

Dhuna dhe shpifjet që bëhen në platforma ”online’, duhet të ndalen, sepse ato mund të rrezikojnë edhe jetë njerëzish. Kështu deklaroi sot presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ajo e pranoi që diçka e tillë i ndodhi asaj personalisht, si kryetare e shtetit, kur ia cenua jeta babait dhe familjarëve tjerë.

“Kur janë postuar shpifje në raport me anëtarët e familjes time, qoftë në raport me familjen e ngushtë me bashkëshortin dhe vajzat, qoftë në raport me babin tim, i cili, ta zëmë postoheshin fotografi të një polici, që kishin shërbyer në Obiliq, i cili kur ta shohësh as nuk duket si babi im dhe thonin – ky është babi i Vjosa Osmanit i cili ka vrarë shqiptarë…”.

“Natyrisht që kjo është një shpifje e ndytë e cila ka pasur për qëllim të rrezikojë jetën time dhe të babit tim”, përfundoi Osmani në “Prijmë”.

Presidentja theksoi nevojën urgjente për veprime ligjore në mënyrë që të luftohet dhuna ‘online’ dhe nënvizoi kërkesën urgjente për masa më të rrepta në mënyrë që të mbrohet individët dhe familjet nga fushata të tilla të cilat ajo i quajti qëllimkëqija.

/GazetaSinjali/