image Si i parasheh drafti i Ligjit të pagave, shtesat për Policinë dhe Zjarrfikësit

Financa

Si i parasheh drafti i Ligjit të pagave, shtesat për Policinë dhe Zjarrfikësit

news image

Në bazë të draftit për Ligjin e Pagave janë mësuar edhe shtesat që pritet t’i marrin një kategori e të punësuarve.

Në dokumentin e Siguruar nga Gazeta Sinjali, mësohet se shtesa për kushte specifike të punës pritet të marrin zjarrfikësit, inspektorët, zyrtarët korrektues dhe zyrtarët policor.

Po ashtu, në këtë dokument bëhet e ditur se shtesat që pritet t’i marrin këto kategori nuk mund të jetë më e lartë se 30 për qind e pagës bazë.

Shtesa e përcaktuar në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni, nuk mund të jetë më e lartë se tridhjetë për qind (30%) e pagës bazë”, thuhet në këtë draft ligj.

Kurse, në bazë të draftit për Ligjin e Pagave, Presidenti i Kosovës do të ketë pagën më të lartë në vend. Koeficienti për pagën e presidentit do të jetë 20.

Ndërsa kryekuvendari dhe kryeministri me koeficient 19. Njëjtë si ta është edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Nënkryetari i Kuvendit, zëvendëskryeministri dhe zëvendëskryetari i Kushteuteses e kanë koeficientin 17, kurse deputeti, ministri e gjyqtari i Kushtetueses me koeficient 16.

Për këtë draft ligj gjatë ditës së sotme ka pasur reagime të shumta edhe nga sindikatat, të cilat e kanë kundërshtuar dhe kanë kërkuar rritjen e koeficientit.

/GazetaSinjali/