image Si flamuri kuq e zi, Rita zbulon dukjen para koncertit

Bota e Yjeve

Si flamuri kuq e zi, Rita zbulon dukjen para koncertit

news image

Rita Ora sonte pritet të performoi në koncertin falas të paralajmëruar në Tiranë.

Teksa na ndajnë minutat nga performanca e saj, është stilisti i njohur Valdrin Sahiti ai i cili është përkujdesur që Rita të duket madhështore.

Në rrjetin social Instagram, stilisti Sahiti, ka shpërndarë disa pamje, ku Rita duket e veshur me një fustan identik sikur flamuri shqiptar.

Rita ka dy ditë që po qëndron në Tiranë, ku së bashku me familjen e saj, ka qenë pjesëmarrëse ne aktivitete të ndryshme.

/GazetaSinjali/