image Si e kundërshtonte Putini gjykimin e Millosheviqit?

Botë

Si e kundërshtonte Putini gjykimin e Millosheviqit?

news image

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson duke folur për situatën në Ukrainë, dje ka krahasuar presidentin Rus Vladimir Putin me Millosheviqin.

Gjykimin e këtij të fundit në gjykatën e Hagës e kishte kundërshtuar presidenti Putin.

Një qëndrim të tillë ai e kishte shfaqur edhe në takimin që kishte pasur atëkohë me ish-presidentin e Francës, Zhak Shirak, në Kremlin.

Por Shirak nuk e kishte mbështetur qëndrimin e Putinit, duke thënë se “ishte e përshtatshme që Millosheviqi, një njeri “përgjegjës për vdekjen e qindra mijërave”, të mos i shpëtonte drejtësisë”.

/GazetaSinjali/