Pasi gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi ish – ministrit Saimir Tahiri, me 5 vite burg, por që i konvertohet në 3.4 vite shërbim prove, reagoi ish kreu i PD-së, Sali Berisha.
Ai shkruan se ky është një vendim i turpshëm, një parodi.
Sipas Berishës vendimi tregon se shteti ligjor në Shqipëri nuk ekziston.
Reagimi i plotë:
Mafia e drogës vetën nuk e dënon!
Miq, parodia e procesit Tahiri qe sapo përfundoi, fakton ne mënyrë përfundimtare se mafia e drogës veten nuk e gjykon dhe nuk e dënon!
Ky vendim i turpshëm është i ngjashëm me ato te karteleve, ne te cilat droga, trafiqet janë merite dhe jo krim dhe kumbarët kryesor mbrohen e nuk dënohen.
Narko prokuroria, siç kane faktuar mediat fakte thelbësore dhe prova përvëluese te bashkëpunimit te Saimir Trafikut me Habiljat, nuk i vendos dhe si trajton si te tilla ne aktakuzën e saj.
Narko prokuroria kërkon për veprat penale qe e akuzon nga se paku 40 vite burg vetëm 12 vite.
Narko gjykatësit mezi priten ti kërkonin ndjese Saimir Trafikut se ishte i pafajshëm, por te detyruar dhe vetem sa per sy e faqe te shqiptareve dhe ndërkombëtareve po te japin nje akuze koti per abuzim detyre dhe jo kurrë për kanabizimin se bashku me shefin e madh Edvin Mafine te mbare vendit sepse ti o Sajmir Trafiku ke zbatuar vetëm porosinë e tij.
Si përfundim miq, ky proces dëshmon përfundimisht se për narkoshtetin e vetëm dhe e te parë në Evropë, shteti ligjor nuk ekziston. Vetëm qytetaret shqiptar me guxim dhe sakrifica mund te nxjerrin fatin e tyre nga kthetrat e mafies se drogës te kryesuar nga Edvin Mafia!/Gazeta Sinjali/