image Si do të jetë moti sot në Kosovë?

Kosovë

Parashikimi/ Si do të jetë moti sot në Kosovë?

news image

Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë parashihet të ketë mot të ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat do të sjellin shi, ndërsa në viset kodrinore-malore reshje shiu dhe bore.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat në të dyja vlerat ekstreme do të fillojnë të kenë rritje nga dita e enjte.

“Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike paraqiten relativisht të mira, për shkak të prezencës së elementeve meteorologjike. Indeksi UV ditën e hënë, të enjten dhe gjatë vikendit mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-12m/s”, thuhet në njoftimin e këtij instituti./Gazeta Sinjali/