image Si dështoi Vjosa Osmani të gjejë zgjidhje për grevën? Jasharaj thotë se Kurti s'e dëgjoi as presidenten

Politikë

Si dështoi Vjosa Osmani të gjejë zgjidhje për grevën? Jasharaj thotë se Kurti s’e dëgjoi as presidenten

news image

Presidentja Vjosa Osmani javë më parë mori një nismë, duke tentuar ta thyej barrikadimin e Qeverisë dhe të SBAShK-ut në lidhje me grevën. Duke synuar ta luajë rolin e saj kushtetues prej figure unifikuese, Osmani takoi Rrahman Jasharajn, dhe sindikalistët e tjerë me 3 shtator. E pastaj, kërkoi dialog social, kthim të nxënësve në shkolla, e shqyrtim të ofertës nga sindikalistët.

Bilanci i saj në këtë iniciativë, që u vlerësua edhe nga Nacionale, është katastrofal, gjersa Rrahman Jasharaj thotë se as presidentja Osmani s’mundi të ndikojë tek Kurti.

Komandantja supreme u përballë me një JO të madhe të dyfishtë. Presidentja Osmani nuk u dëgjua as nga sindikalistët e as nga Qeveria Kurti.

Të parët, i thanë jo pakos së Kurtit, ndonëse shefja e shtetit u kërkoi ta konsideronin atë, dhe nxënësit nuk janë kthyer ende në shkolla, përkundër që Osmani e kërkoi atë edhe në konferencën pas takimit.

Ndërsa Kurti, e bëri një dialog social sa për sy e faqe, duke mos marrë parasysh kërkesat e SBAShK-ut për 100 euro.

Por, Osmani duket se e ka kuptuar pafuqinë e saj politike, duke heshtur që nga atë ditë për çështjen e grevës, e duke vazhduar udhëtimet e saja jashtë vendit, e takimet në Presidencë me palë të tjera.

Në fakt, iniciativën e presidents Osmani e përmendi sot z.Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut, në një prononcim të gjatë për Nacionalen.

Ju e dini që dikur kishum edhe angazhimin e presidentes, por edhe ajo duket se nuk ka arritur të ndryshojë diçka. Dhe kjo është për t’u shqetësuar, sepse shihet që po mungon vullneti i Qeverisë për të bërë diçka, për të realizuar kërkesat tona”, tha Jasharaj.

Momentalisht zonja Osmani po qëndron në Britani të Madhe, e ku do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Dështimi pa zhurmë i Avokatit të Popullit

Në prononcimin e tij për Nacionalen, Jasharaj ka konfirmuar se greva do të vazhdojë, pasi që kërkesat e tyre ende nuk janë plotësuar.

Ai ka treguar që as Avokati i Popullit, Naim Qelaj, nuk kreu punë në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje mes grevistëve e Qeverisë Kurti, duke theksuar se megjithatë nuk ka ndonjë të re as nga ky angazhim.

Nuk ka ndonjë sinjal pozitiv. Dje patëm një taki me Avokatin e Popullit, menduam se do të ketë ndonjë zhvillim. Ai kishte bërë angazhime që të jetë një ndërmjetësues mes palëve. Mesiguri ka biseduar edhe me Qeverinë, nga ato që i tha dje, u kuptua që Qeveria mbetet në të njëjtat qëndrime. Pra nuk është e gatshme të për të lëvizë asnjë milimetër, asnjë angazhim për të dalë nga kjo situatë.”, tha ai.

Jasharaj i tregoi Nacionales se çfarë saktësisht i tha Qeveria Kurti Avokatit të Popullit.

Ai tha që kanë komunikuar me Qeverinë. E falënderuam atë për këtë angazhim. I tham Avokatit të Popullit që Qeveria nuk paska ofruar asgjë të re, dhe ato që i ka thënë Qeveria Avokatit janë të njëjtat që i ka thënë para dy jave. Janë të papranueshme.”, vazhdoi Jasharaj.

Çfarë kishte thënë Osmani?

Në konferencën për media pas takimit të 3 shtatorit, Osmani kishte kërkuar konsiderimin e pakos së Qeverisë Kurti, duke theksuar se ajo ndihmon përtej rritjes në pagë, që po e kërkojnë këto sindikata.

Ndihma është shumë më e madhe, se sa ajo shifra prej 50 (euro), që mund ta ketë parë dikush. Zgjidhja do të gjindet vetëm pasi të miratohet projektligji për paga, ky projektligj, adreson dinjitetshëm çëstjen e pagave për mësimdhënësve”, ka thënë presidentja.

Ajo kishte konfirmuar se do të angazhohet që projektligji për paga të kalojë sa më shpejtë.

Zgjidhja mund të arrihet me dialog, assesi me kushtëzime…Asnjë politizim, nuk duhet të lejohet mbi interesin e fëmijëve të Kosovës, asnjë e drejt ligjore, nuk është mbi arsimin e fëmijëve“, ka thënë Osmani.

Osmani e kishte vlerësuar si një hap pakon e preznatuar nga Kurti, duke thënë se tash radhën e kanë sindikatat për të bërë një hap.

Qeveria sot me prezantimin e pakos, ka bërë një hap për gjetjen e një zgjidhje dhe zbutjen e situatës. Tani është koha, që sindikatat të tregojnë vullnet të mirë, mësimdhënësit t’i hapin shkollat dhe të krijohet atmosferë e re në këtë dialog”, tha Osmani.

Presidentja tutje bëri thirrje që palët të ulen dhe t’i adresojnë kërkesat e tyre, e jo të japin “JO” absolute.

Palët të ulen, t’i adresojnë kërkesat. Unë e kuptoj që për shkak të krizës ekonomike, shporta familjare kushton më shumë, por këto masa duhet të shihen si masa të vullnetit të mirë, dhe si hap për zbutjen e krizës.Tani është koha që sindikatat të tregojnë vullnet, e jo të japin “JO” absolute”, ka thënë ajo.

/GazetaSinjali/