Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për antarët e VV-së të cilët ka dhënë dorëheqje nga partia e tij.
Kurti në DebatPlus në RTV Dukagjini ka thënë se është gëzuar që ata kanë dhënë dorëheqje.
“Unë s’kam qenë asnjëherë një person që i kam urryer, kam qenë i zemëruar në fillim, po shyqyr qe ka ndodhur atëherë, jam gëzuar.
Si mbrëmë rrinim bashkë, në mëngjes e kishin shkruar dorëheqjen. Kur e ka shkruar, a ka fjet a jo? Po shyqyr që ka ndodh”, ka deklaruar Kurti.
Kujtojmë se nga Lëvizja Vetëvendosje kanë dhënë dorëheqje: Dardan Molliqaj, Visar Imeri, Aida Dërguti, Donika Kadaj-Bujupi, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Besa Baftiu, Faton Topalli, Salih Salihu, Frashër Krasniqi dhe Shqipe Pantina./Gazeta Sinjali/