Këngëtarja Shyhrete Behluli, nuk po lodhet fare nga prurjet e reja. Pas këngës “Jam shqiptar” dhe projekteve ritmike solo, ajo do të sjell edhe një tjetër bashkëpunim.
Shyhretja këto ditë po qëndron në studio së bashku me vajzën e saj, Engjëllushën për të punuar në këngën më të re.
Kjo prurje do të publikohet në programet festive, teksa tematika e saj nuk është zbuluar akoma. /Gazeta Sinjali/