image Shumë aksidente gjatë ditës së djeshme, një i tillë ia solli vdekjen një personi në Skenderaj

Kosovë

Statistikat/ Shumë aksidente gjatë ditës së djeshme, një i tillë ia solli vdekjen një personi në Skenderaj

news image

Aksidente të shumta me të lënduar e me dëme materiale janë shënuar gjatë ditë së djeshme në Kosovë.

Policia e Kosovës njofton se vetëm dje janë shënuar 64 aksidente.

Një aksident i parmbrëmshëm ia ka marrë jetën një burri nga Skenderaj i cili vdiq dje pas aksidentit të një nate më herët në fshatin Runik.

Prej aksidenteve të shënuara dje, 19 janë me persona të lënduar, ndësa 45 me dëme materiale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 1 mijë e 92 gjoba trafiku, të cilat megjithatë nuk i kanë parandaluar aksidentet.

Për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 20 persona, 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërkaq një në vuajtje të dënimit. /Gazeta Sinjali/