image Shuma marramendëse që Elvana Gjata paguhet për një performancë

Bota e Yjeve

Showbiz/ Shuma marramendëse që Elvana Gjata paguhet për një performancë

news image

Elvana Gjata është njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun në trojet shqiptare dhe jo vetëm.

Artistja së fundmi ishte e pranishme në koncertin treditor “Tingujt e Çarshisë” që u mbajt në qytetin e Shkupit.

Koncert ky që mbahet për 13 vjet rresht nga Qendra Informative Kulturore Shkup dhe ka për qëllim idenë e ringjalljen së Çarshisë, pjesës më të vjetër dhe më të bukur të qytetit.

Në këtë vit koncerti ishte i pasur me këngëtarë të rinj dhe të njohur nga Shqipëria e Kosova si: Elvana Gjata, Dafina Zeqiri, Lumi B, Yll Limani e shumë të tjerë.

Drejtoresha e QIK-ut, Sermine Purrini, ka thënë se buxheti i këtij manifestimi ishte 3,65 milionë denarë.

Artistja më e paguar nga ky koncert sipas shifrave të dhëna nga drejtoresha, del të jetë Elvana Gjata, e cila performoi për publikun vetëm gjysmë ore.

Këngëtarja shqiptare ka marrë plotë 11 mijë euro nga koncerti “Tingujt e Çarshisë”.

Purrini ka thënë se këngëtarët më me zë janë paguar më shumë se artistët e rinj, duke e argumentuar këtë çmim me famën e tyre.

Unë mendoj se ky buxhet është menaxhuar mirë pasi Shkupi ka nevojë, ka dhe shumë më tepër se kjo’, citohet të ketë thënë Purrini.

Një pjesë e mirë për buxhetin e koncertit është siguruar nga bashkia e qytetit, Ministria e Kulturës dhe bizneset private.

Më poshtë janë dhe shumat e parave që artistët shqiptarë kanë marrë nga ky koncert:

Elvana Gjata – 11 mijë euro,

Dafina Zeqiri – 4 mijë euro,

Lum Berisha – 2.500 euro,

Ylli Limani – 2.500 euro.

Ndërsa, këngëtarët dhe artistët e rinj që morën pjesë në këtë manifestim u paguan vetëm me nga 100 euro./Gazeta Sinjali/

erthetyhbery.png