image Shuhen në mënyrë misterioze 5 anëtarë të një familje, vajza 1-vjeçare gjendet e gjallë pranë trupit të gjyshit

Botë

Botë/ Shuhen në mënyrë misterioze 5 anëtarë të një familje, vajza 1-vjeçare gjendet e gjallë pranë trupit të gjyshit

news image

Një mjek ‘me fuqi shëruese’ dhe bashkëshortja e tij besohet t’u kenë marrë jetën 5 anëtarëve të një familjeje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një rrugë në Fiji ndërsa e vetmja e mbijetuar është një vajzë e vogël 1-vjeçare e cila u gjet pranë trupave të pajetë.

Sipas raportimeve, çifti i ka marrë jetën dy bashkëshortëve Nirmal Kumar, 63, dhe Usha Devi, 54, vajzës së tyre Nileshni Kajal, dhe dy vajzave të saj Sana, 11-vjeçe e Samara, 8-vjeçe.

Të gjithë këta u gjetën pa shenja jete të hënën.

Policët që shkuan në vendin e ngjarjes raportohet ta kenë gjetur njëvjeçaren të ulur mbi trupin e pajetë të gjyshit të saj.

Viktimat nuk kishin lëndime të dukshme, por një ekzaminim pas vdekjes tregoi se ata e kanë humbur jetën si pasojë e një substance që e kanë gëlltitur me apo pa dijeninë e tyre.