image Shtyri fëmijët të vidhnin në shtëpitë e tyre, arrestohet një person në Kaçanik

Siguri

Shtyri fëmijët të vidhnin në shtëpitë e tyre, arrestohet një person në Kaçanik

news image

Një person në Kaçanik është arrestuar pasi që i njëjti kishte shtyrë dy të mitur, njëri 11 vjeçar dhe tjetri 12 vjeçar që të kryejnë vjedhje në shtëpitë e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga policia, dy të miturit për dy muaj kishin vjedhur në shtëpitë e tyre stoli ari në vlerë rreth 3 mijë euro.

Për këtë vepër, Njësia e Hetimeve kanë identifikuar personin e dyshuar, i cili gjatë intervistimit ka pranuar se ka shtyrë dy fëmijët të vjedhin stoli të arit në shtëpitë e tyre dhe duke i shitur më pastaj në lokale të argjendarisë në disa komuna.

Me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

“Me datën 21.09.2021 rreth orës 15:45, në stacionin policor në Kaçanik është raportuar një rast, se një person i moshës madhore ka shtytë dy persona të mitur meshkuj ( njëri 11 dhe tjetri 12 vjeçar ) të kryejnë vjedhje në shtëpitë e tyre.

Këta dy të mitur, për një periudhë të caktuar për dy muaj, kishin vjedhur në shtëpitë e tyre stoli ari në vlerë rreth 3000 eurove.

Në lidhje më këtë , menjëherë janë angazhuar Njësia e Hetimeve e këtij stacioni dhe kanë indentifikuar personin e dyshuar dhe vendodhjen e tij.

I njëjti është shoqëruar në stacionin policor dhe gjatë intervistës në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar se ka shtytë dy fëmijët të kryejnë vjedhje të stolive të arit në shtëpitë e tyre, duke i shitur pastaj ato në disa lokale të argjendarisë në disa komuna.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore“, thuhet në komunikatë./GazetaSinjali/