image "Shtyp këtu e shtyp aty, me këta nuk merret vesh", ankohen të moshuarit për procesin elektronik në Shqipëri

Shqipëri

“Shtyp këtu e shtyp aty, me këta nuk merret vesh”, ankohen të moshuarit për procesin elektronik në Shqipëri

news image

Sot është duke u mbajtur procesi i votimit elektronik edhe në qytetin e Elbasanit, proces ky i cili po shihet si i vështirë për të moshuarit.

Elbasani për herë të parë voton në mënyrë elektronike, me ç’rast qendrat e votimit janë hapur në orën 7 dhe qytetarët e parë kanë votuar. Ata ndajnë mendime të ndryshme për thjeshtësinë apo vështirësinë e procesit.

“Ishte pak i vështirë, shtyp këtu shtyp aty”, tha një e moshuar.

Gjithashtu vonesa ka pasur në disa qendra votimi ku një qytetar tha se ka qëndruar një orë në pritje.

“Unë kam një orë që po pres dhe tani po më detyrojnë që të iki fare të mos votoj. Nuk punon aparati thonë, si t’ia bëj, po iki fare me këta nuk merret vesh, këta duan ta marrin në tavolinë siç i marrin gjithmonë”, u shpreh qytetari.

Në disa qendra votimi qytet dhe fshat ka probleme me qasjen në internet të pajisjes së identifikimit të shtetasve.

/GazetaSinjali/