image Shtyllat e betonit bien nga kamioni me targa të Kosovës në mes të rrugës, afër Tunelit të Kalimashit

Shqipëri

Shtyllat e betonit bien nga kamioni me targa të Kosovës në mes të rrugës, afër Tunelit të Kalimashit

news image

Një kamion me targa të Kosovës i cili po transportonte shtylla të betonit, ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik, mesditën e sotme, afër Tunelit të Kalimashit, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit fotografi të këtij kamioni transportues, nga rimorkio e të cilit shihen se kanë rënë shtyllat e betoni disa metra të gjata.

Shtyllat kanë rënë në mes të rrugës, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe duke bllokuar rrugën për qarkullim./Gazeta Sinjali/