image Shtyhet votimi për Rimëkëmbje Ekonomike

Financa

Shtyhet votimi për Rimëkëmbje Ekonomike

news image

Për shkak të rrethanave të krijuara në vend, është shtyrë për një ditë tjetër mbledhja e Komisionit për Legjislacion, ku në rend dite ishte votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Kryetari i këtij Komisioni, Shkëmb Manaj tha se për arsye të rrethanave të krijuara në vend, mbledhja do të mbahet një ditë tjetër.

Ai tha për KP se edhe Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të mbetet me gjasë për javën tjetër për votim në seancë plenare.

Gjatë kësaj mbledhje ishte paraparë edhe intervistimi i kandidatëve për anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

/GazetaSinjali/