image Deputeti i LDK-së e quan kriminale Qeverinë e Serbisë

Kosovë

Deputeti i LDK-së e quan kriminale Qeverinë e Serbisë

news image

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, në seancën ku po zhvillohet debati parlamentar për të pagjeturit, e ka quajtur kriminale qeverinë aktuale të Serbisë.

Ai tha se Beogradi zyrtar po vazhdon të fshehë krimet serbe dhe po refuzon të tregojë se ku ndodhen varrezat masive me shqiptarët e vrarë gjatë luftës.

“Po aq sa ka qenë kriminale Qeveria e Serbisë e udhëhequr nga Millosheviqi që ka planifikuar, organizuar vrasjet masive ndaj popullatës sonë, duke vrarë civilë shqiptarë gjatë luftë, po aq kriminale janë edhe qeveritë duke përfshirë edhe Qeverinë aktuale të Serbisë, e cila nuk ofron të dhëna për varrezat masive dhe fatin e personave të pagjetur duke i fshehur krimet. Një qeveri që i fsheh krimet nuk ka emër tjetër përveç qeveri kriminale”, tha ai. /Gazeta Sinjali/