image LDK-ja kritika për Qeverinë, kërkojnë funksionalizimin e tri institucioneve të pavarura

Politikë

LDK-ja kritika për Qeverinë, kërkojnë funksionalizimin e tri institucioneve të pavarura

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës e vlerëson shqetësuese mos mofunksionalizimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, Autoritetit Kosovar të Konkurrencës si dhe Bordit të Pavarur te Mediave, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një konferencë për media, zyrtari i LDK-së, Shkëmb Manaj, tha se për shkak të defunksionalizimit të këtyre institucioneve të pavarura, komunat kanë mbetur pa shfrytëzuar projekte milionëshe që ndikojnë te qytetarët, bizneset.

“Qeveria e Kosovës ka lënë përjashta për afër një vit organe të rëndësishme si Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, Autoriteti Kosovar të Konkurrencës si dhe Bordin e Pavarur të Mediave”, tha Manaj.

Ai tha se si pasojë e mbetjes se Organit Publik, Komuna dhe institucionet qendrore, kanë mbetur pa realizuar projekte në vlerë qindra miliona euro, me të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenie.

“Vonesën për mosfunksionalzimin e këtyre institucioneve është si tentim për kapje dhe politizim të këtyre organeve. Në të njëjtën situatë ka ndodh edhe konkurrenca për emërimin për kryetar te bordit të mediave. Në situatë të rënduar socio-ekonomikë, shtrenjtimit të energjisë dhe produkteve ushqimore, kërkojmë nga Qeveria dhe shumica parlamentare të ndalin praktiken e mos funksionalizimit”, tha Manaj.

Sipas tij, këto vonesa LDK-ja i cilëson si tentim dhe kapje e politizim të këtyre institucioneve të pavarura.

/GazetaSinjali/