Beteja gjyqësore e këngëtares me famë botërore Rihanna me babanë e saj, Ronald Fenty është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Këngëtarja, 32-vjeçare, në 2019 hodhi në gjyq babanë e saj për tregti të paligjshme në emër të markës së saj “Fenty”, por pasi ajo aktualisht ndodhet në Londër dhe pamundësia për të udhëtuar në Los Angeles, ka bërë që ylli nga Barbados të mos ndjekë gjyqin.
Ajo e akuzoi Ronald Fenty dhe dy partnerë biznesi për mashtrim dhe reklama të rreme për talentin dhe kompaninë e saj të prodhimit “Fenty Entertainment”.
Rihanna zbuloi vitin e kaluar që kishte jetuar fshehurazi në Londër për më shumë se 12 muaj.
Gjyqi ishte caktuar të fillonte në 23 qershor 2020, megjithatë ishte shtyrë deri më 22 shtator./GazetaSinjali/