image Bebe Rexha në top 10-shen e “Billboard Hot 100”, lë prapa edhe Rihannën

Bota e Yjeve

Bebe Rexha në top 10-shen e “Billboard Hot 100”, lë prapa edhe Rihannën

news image

Bashkëpunimi i artistes shqiptare me famë botërore, Bebe Rexhës me David Guettan nuk po ndalet së prekuri suksese në skenën muzikore.

Pas çmimeve dhe performancave mbresëlënëse, hiti “I’m Good (Blue)” ka hyrë në dhjetë këngët e para të top-listës Billboard Hot 100.

Kjo këngë është pozicionuar në vend të shtatë duke lënë madje prapa edhe Rihannën me këngën e saj të rikthimit, “Lift Me Up”.

Për këngëtaren e famshme shqiptare është hera e katërt që përfshihet në dhjetë vendet e para të kësaj top-liste, derisa për David Guettan hera e shtatë.

Ndryshe, në vend të parë në Billboard Hot 100 ndodhet kënga e Taylor Swift, “Anti-Hero”, që ka hyrë javën e katërt në krye të kësaj top-liste.

/GazetaSinjali/