image Rihanna shtatzënë, pret fëmijën e parë me Asap Rockyn

Bota e Yjeve

Rihanna shtatzënë, pret fëmijën e parë me Asap Rockyn

news image

Këngëtarja, Rihanna dhe reperi, Asap Rocky janë duke pritur fëmijën e tyre të parë.

Çifti u pa duke ecur në Nju Jork të premten, dhe këngëtarja e njohur amerikane nuk po bënte asnjë përpjekje për të fshehur barkun e saj, në fakt, ajo po e shfaqte atë me krenari, pavarësisht temperaturave të ftohta dhe borës.

33 vjeçarja, u fotografua me një pallto ngjyrë rozë të ndezur, të cilën e veshi të hapur nga poshtë gjoksit, duke treguar një bark shtatzënë disa muajsh.

Ky pritet të jetë fëmija i parë për këngëtaren e mirënjohur.

/GazetaSinjali/