image Shtyhet procesi për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë, PS propozon datën 10 maj

Shqipëri

Shtyhet procesi për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë, PS propozon datën 10 maj

news image

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka thënë se do të shtyhet disa ditë afati i negociatave për zgjedhjen e presidentit të ri.

Propozimi i parë i për mbajtjen e zgjedhjeve ishte data 4 maj, por Balla ka propozuar që kjo datë të jetë 10 maji.

Do të propozoja që data 10 maj të ishte data e mbajtjes së raundit të parë për votimin e presidentit. Është hera e parë që një maxhorancë i ka numrat për të zgjedhur presidentin dhe hyn në bisedime për të pasur një president që të personifikojë unitetin e popullit”, tha Balla për gazetarët pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së.

Balla tutje tha se “shtyrja i shërben të gjithë grupeve parlamentare për të qartësuar procesin e negociatave. Kushtetuta përcakton nevojën e negociatave mes palëve në tre raundet e para, mirë do të ishte që grupet parlamentare të merrnin kohën e nevojshme”.

Ne hyjmë me dëshirën që t’i japim Shqipërisë një president të shqiptarëve dhe jo të Partisë Socialiste”, shtoi tutje ai.

Balla gjithashtu tha se në fazat e para të negociatave “nuk do të prezantohemi me një listë, por me një profil, do vijë momenti për emrat kur të dakordësojmë profilin” .

Ai theksoi se Kushtetuta imponon dialogun për 3 raundet e para ndaj 3 grupet parlamentare duhet të bëhen pjesë.

/GazetaSinjali/