image Rama pas fitores së thellë: Ndihem i vogël përballë hartës, të ruhemi nga era e fortë dehëse e kësaj fitoreje

Shqipëri

Rama pas fitores së thellë: Ndihem i vogël përballë hartës, të ruhemi nga era e fortë dehëse e kësaj fitoreje

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas fitorës së bindshme të Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të mbajtura gjatë ditës së djeshme. Ai u shpreh se “ndihet shumë i vogël përballë hartës së mbushur me fitore, nga Tropoja në Konsipol”.

“Kjo është fitore e madhe për tu festuar, un vet ndihem shumë i vogël përballë hartës së mbushur me fitore, nga Tropoja në Konsipol. Unë e kam të nevojshme të shkoj sa më shpejt në Shkodër, qyteti më i bekuar nga zoti dhe torturuar nga robi”, tha ai.

Gjithashtu, Rama pati edhe disa fjalë për kundërshtarët e tyre. Ndërsa, pati edhe disa falënderime.

“Këto ishin zgjedhje vendore me një dimension politik të imponuar nga një hije e së shkuarës që tentuan ta çonin këtë vend mbrapa. Tani që shqiptarët zgjodhën ata që dëshironin të vazhdojmë pa humbur kohë punët që u ngadalësuan nga fushata. Një grip pune do të përgatisë një raport të detajuar të leximit të votës që do të nisin punën më tej.

Kryebashkiakët tanë të rizgjedhur apo të zgjedhur rishtas, janë tejet falënderues për arritjet e tyre. Edhe më falënderues u jam specialistëve të bazës që u angazhuan me mish e me shpirt në të gjithë territorin, patronazhistëve të palodhur, pa të cilët makinerisë sonë elektorale do ti mungonin fuqitë. Shumë falënderues jam skuadrës sonë skuadrës së sondazheve statistikave, të dhënave. Patjetër falënderimi i shkon zgjedhësve tan nga Thethi në FIniq që na votuan dhe na zgjodhën.

Si votues së parë apo demokrat që dua të falënderoj nga zemra edhe çdo zgjedhës së djathtë, një për një. Ata që e dëgjuan mesazhin tim. Të tjerëve, atyre që këtë herë nuk ja dolën të dilnin nga këneta e së shkuarës uroj që rezultati tu ketë shërbyer për mirë. U garantoj ata si zgjedhës se do të angazhohemi si asnjëherë më parë do të gjejmë si asnjëherë më parë fuqi dhe energji të reja për ti qëndruar kësaj sfide te jashtëzakonshme. Për mua ky rezultat është I jashtëzakonshëm për tu lexuar dhe jo festuar”- tha Rama.

/GazetaSijnali/