image Shtyhet për të hënën seanca e Kuvendit

Politikë

Shtyhet për të hënën seanca e Kuvendit

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se seanca e rregullt plenare e paraparë që të mbahet ditën e sotme në orën 13:00, është shtyrë për të ditën e hënë për shkak të vdekjes së ish-sekretares Madeleine Albright.

Konjufca tha se: “Në konsultim me Grupet Parlamentare na u duk më e arsyeshme që për shkak të këtyre zhvillimeve ta zhvendosim këtë për të hënën në orën 10:00.”

Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur ditën e  premte ditë zie për Kosovën, në kujtim të Albright, e cila ndërroi jetë dje në moshën 84-vjeçare.

/GazetaSinjali/