image Shtyhet për kohë të pacaktuar Asambleja e Përgjithshme Vjetore e KOK-ut

Futboll

Sport/ Shtyhet për kohë të pacaktuar Asambleja e Përgjithshme Vjetore e KOK-ut

news image

Bazuar në vendimin e Qeverisë për pezullimin e aktiviteteve sportive, për shkak të pandemisë së koronavirusit Covid 19, si dhe masave të marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, Komiteti Olimpik i Kosovës ka vendosur të shtyejë Asamblenë e Përgjithshme Vjetore të KOK-ut për vitin 2019.

Asambleja ishte paraparë të mbahet më 31 mars 2020, në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë.

KOK do t’i njoftojë me kohë Federatat Sportive në Kosovë për datën e re të mbajtjes së Asamblesë.

KOK po ashtu ka shtyrë për kohë të pacaktuar edhe Festivalin Sportiv me Parafillorët, i cili ishte paraparë të mbahet më 7 prill 2020 nëpër të gjitha komunat e Kosovës.

/Gazeta Sinjali/