image Shtyhet ndeshja e parë për këtë sezon në NBA për shkak të COVID-it

Basketboll

Shtyhet ndeshja e parë për këtë sezon në NBA për shkak të COVID-it

news image

Sot, reporteri i ESPN, Adrian Wojnarowski, konfirmoi se ndeshja mes Chicago Bulls dhe Detroit Pistons, e planifikuar për të martën është shtyrë.

Departamenti i Shëndetit Publik të Çikagos kishte shqetësime për skuadrën e Bulls. Kjo kishte një rol të rëndësishëm në vendimin e NBA.

Skuadrën amerikane e ka kapluar koronavirusi, ku dhjetë basketbollistë të tyre kanë dalur pozitiv.

Kjo do jetë ndeshja e parë që do të shtyhet për këtë sezon, nga COVID-i, derisa në dyshim është edhe përballja e Chicagos edhe me Toronto Raptors që zhvillohet të enjten.

/Gazeta Sinjali Sporti/