Sot, reporteri i ESPN, Adrian Wojnarowski, konfirmoi se ndeshja mes Chicago Bulls dhe Detroit Pistons, e planifikuar për të martën është shtyrë.
Departamenti i Shëndetit Publik të Çikagos kishte shqetësime për skuadrën e Bulls. Kjo kishte një rol të rëndësishëm në vendimin e NBA.
Skuadrën amerikane e ka kapluar koronavirusi, ku dhjetë basketbollistë të tyre kanë dalur pozitiv.
The NBA has postponed the Bulls-Pistons game on Tuesday and Bulls-Raptors on Thursday, source tells ESPN.
— Adrian Wojnarowski (@wojespn) December 13, 2021
Kjo do jetë ndeshja e parë që do të shtyhet për këtë sezon, nga COVID-i, derisa në dyshim është edhe përballja e Chicagos edhe me Toronto Raptors që zhvillohet të enjten.