Ndeshja e Premier Legaue ndërmjet Manchester Cityt dhe Arsenalit e paraparë të luhej sonte në Etihad Stadium, është shtyrë për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Pas lajmeve se pronari i Olympiakosit, Evangelos Marinakis është infektuar me koronavirus, Arsenali konfirmoi se një numër i paspecifikuar lojtarësh e takuan Marinakisin pas ndeshjes mes tyre në Europa League më 27 shkurt dhe se ata lojtarë tani ndodhen në vetizolim, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas këshillave mjekësore, Premier League vlerësoi se ndeshja Arsenal-Manchester City është e nevojshme që të shtyhet për t’i dhënë kohë klubit londinez për ta vlerësuar plotësisht situatën. /Gazeta Sinjali/