Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë të ditur se do ta shtyjë konventën ku zgjidhet kandidati për zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen në muajin nëntor.
Konventa ishte paraparë të mbahej në muajin korrik, por për shkak të pandemisë së koronavirusit ajo do të shtyhet deri në muajin gusht.
Më saktësisht, ajo do të fillojë më 17 gusht dhe do të zgjasë një javë.
Vendimi erdhi pasi kandidati kryesor nga ana e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Joe Biden, tha se ishte e vështirë të imagjinohej që konventa e partisë të mbahej në mes të korrikut, siç ishte planifikuar.
Presidenti amerikan, Donald Trump do të jetë edhe një herë kandidati republikan për zgjedhjet e nëntorit.