image Zgjedhet kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së

Shqipëri

Zgjedhet kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së

news image

Edi Paloka është shpallur kryetar i Këshillit Kombëtar të partisë Demokratike, anëtarët e të cilit u zgjodhën në Kuvendin e 30 Prillit, ku pati ndryshime të rëndësishme në statutin e PD.

Paloka ka arritur të sigurojë 132 vota, ndërsa kandidatja tjetër, Eleina Qirici ka arritur të sigurojë vetëm 79 vota në total. Ndërkohë kanë marrë pjesë në votime 211 persona.

Në mbledhjen që filloi në orën 18:00, u miratua rezoluta për zgjedhjen e presidentit të republikës dhe tashmë u konfirmua edhe kryetari i ri i organit të dytë më të rëndësishëm brenda partisë Demokratike.

/GazetaSinjali/