image PAMJE/ Berishën nuk e ‘mbajnë’ këmbët, rrëzohet teksa ngjitet shkallëve të PD-së

Shqipëri

PAMJE/ Berishën nuk e ‘mbajnë’ këmbët, rrëzohet teksa ngjitet shkallëve të PD-së

news image

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili po tenton të rikthehet në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë, është rrëzuar sot teksa po ngjiste disa shkallë brenda selisë së partisë.

Në videon e publikuar nga mediat në Shqipëri, shihet që Berisha rrëshqet për një çast, por mbahet me dorë tek shkallët, pastaj ngritet e vazhdon ngjitjen drejt një kati më lartë.

Një rrëzim pothuajse identik i kishte ndodhur edhe presidentit amerikan, Joe Biden, teksa ishte duke ngjitur shkallët e Aeroplanit.

/GazetaSinjali/