image Një 25-vjeçar hyn në histori, zgjidhet kongresist i Shteteve të Bashkuara

Botë

Një 25-vjeçar hyn në histori, zgjidhet kongresist i Shteteve të Bashkuara

news image

Anëtari i Partisë Demokratike të Shteteve të Bashkuara, 25-vjeçari Maxwell Frost, është zgjedhur si përfaqësuesi i parë i të ashtuquajturës Gjeneratë Z në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e mesit të mandatit.

Sidoqoftë, fitorja e tij nuk ishte shumë e papritur, sepse ai ka garuar në distriktin e dhjetë liberal të Floridës, raporton televizioni BBC.

Gjatë fushatës, i riu ishte përqendruar në çështje për të cilat Partia Demokratike beson se u interesojnë votuesve të rinj: parandalimi i dhunës me armë, ndryshimet klimatike, të drejtat për abort dhe zgjerimi i kujdesit shëndetësor.

Sipas rezultatit preliminar, Partia Demokratike është duke e humbur shumicën që e kishte deri më tani në Dhomën e Përfaqësuesve, por është në garë të ngushtë për ta mbajtur kontrollin në Senat.

/GazetaSinjali/