image Shtyhet Kampionati Evropian i basketbollit

Basketboll

Sport/ Shtyhet Kampionati Evropian i basketbollit

news image

Kampionati Evropian i Basketbollit EuroBasket 2021 është shtyrë për në vitin 2022 në kuadër të ndryshimeve të kalendarit sportiv si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), njoftoi FIBA.

Pas një mbledhjeje të komitetit ekzekutiv të organit drejtues të basketbollit botëror përmes videokonferencës, FIBA njoftoi orarin e ri, duke thënë se turneu i madh evropian do të mbahet midis 1 dhe 18 shtatorit të vitit 2022.

Shtyrja e Lojërave Olimpike 2020 në Tokio në vitin 2021 për shkak të pandemisë së koronavirusit ka krijuar një efekt domino në kalendarin sportiv të vitit të ardhshëm, pasi viti 2021 do të ketë turne si Kualifikimi Olimpik i FIBA-s (22 qershor-4 korrik) dhe Lojërat Olimpike në Tokio (23 korrik – 8 gusht).

Sipas FIBA-s, EuroBasketi për Femra do të mbahet më 17-27 qershor 2021. Në njoftim thuhet se Kampionati Botëror i Basketbollit 2023 do të mbahet ashtu siç ishte planifikuar./