image Unioni Evropian i Xhudos: Pritje e madhe për heroinën Distria Krasniqi në Kampionatin Evropian

Sporte Luftarake

Unioni Evropian i Xhudos: Pritje e madhe për heroinën Distria Krasniqi në Kampionatin Evropian

news image

Unioni Evropian i Xhudos i ka kushtuar një shkrim të veçantë ngjarjes madhore që do të organizohet në Prishtinë këtë të shtune.

EJU bën me dije se për herë të parë Kampionati Evropian i Hapur do të organizohet në një format të ri.

“Të shtunën na pret një premierë e një lloji të veçantë – me Kampionatin Evropian të Hapur 2023 në Prishtinë. Formati është i ri: do të jenë vetëm dy kategori. Te femrat deri në 57 kilogramë dhe te meshkujt deri në 73 kilogramë”, thuhet në shkrim.

Gjithsej 300,000 euro do të paguhen për kategori. Dy fituesit do të marrin secili nga 55,000 euro finalistët 35,000 euro dhe luftëtarët e vendit të pestë do të marrin secili nga 10,000 euro të tjera.

Listat fillestare kryesohen nga kampionia olimpike e Tokios, Nora Gjakova (-57/KOS) dhe numri një i botës Hidayat Heydarov (-73/AZE).

Në këtë garë janë regjistruar gjithsej 42 xhudistë nga 27 vende.

“Paraqitja e heroinës vendase dhe kampiones olimpike Distria Krasniqi (KOS, numër një në botë -52 kg) do të jetë burim i pritjes së madhe”.

“Kjo premierë është e veçantë për ne nga shumë këndvështrime. Ne po e presim ngjarjen për herë të parë, me një format të ri dhe çmim jashtëzakonisht të lartë. Ne kemi pritur për një kohë të gjatë për këtë ngjarje. Pritja nuk mund të jetë më e madhe”, tha presidenti i Federatës së Kosovës dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të EJU-së, Agron Kuka.

/GazetaSinjaliSport/