Pas disa rasteve të dyshuara si të prekur me koronavirus, nëpër stafet e skuadrave dhe tërheqjes së britanikëve të McLaren, organizatorët e Formula1 më në fund janë tërhequr dhe kanë vendosur shtyrjen e startit të sezonit.
Në Melburn gjithçka ishte gati për të startuar me provat e lira dhe ishin shitur të gjitha biletat për garën e parë të sezonit të ri, por situatë aspak normale e krijuar, bëri që të vijë vendimi për moszhvillimin e garës që do të ngrinte siparin e sezonit të ri.
Gjatë ditës së djeshme ishte piloti kampin bote, Luis Hamilton që u shpreh i zhgënjyer me vendimin për të garuar, pasi sipas tij bota ishte në një gjendje jonormale dhe se gjëja primare ishte shëndeti i njerëzve.
Më pas edhe gjermani Sebastian Fetel, në një deklaratë për mediat, tha se të 20 pilotët pjesëmarrës në këtë sezon të Formula1 janë gati të “ngrenë frenat e dorës” dhe të lënë në plan të dytë aktivitetin sportive.