image Shtyhet dorëheqja e Zaevit, shkak aksidenti tragjik në Bullgari

Rajon

Shtyhet dorëheqja e Zaevit, shkak aksidenti tragjik në Bullgari

news image

Është shtyrë dorëheqja e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev para organeve partiake për shkak të tragjedisë së tmerrshme që ndodhi sot në Bullgari, shkruan Gazeta Sinjali.

LSDM bëri të ditur se Këshilli Qendror dhe Ekzekutiv i partisë nuk do të mblidhen sonte për shkak të tragjedisë në të cilën humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan.

Mbledhja e sotme ishte caktuar me kërkesë të Zaevit, i cili bëri të ditur se do të kërkojë pranimin e dorëheqjes së shpallur më 31 tetor pas rundit të dytë të zgjedhjeve dhe rezultateve të dobëta që i mori partia e tij.

Pas konfirmimit të dorëheqjes, fillon një afat 15-ditor për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme partiake për kreun e ri, i cili pritet të bëhet edhe kandidat për kryeministër i qeverisë së re. /GazetaSinjali/