Ish-sulmuesi i Italisë Antonio Cassano është shtrirë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore pas infektimit me koronavirus.
39-vjeçari u pensionua në vitin 2018 pas 400 paraqitjeve dhe 112 golave në Serie A.
Bashkëshortja e tij, Carolina Marcialis, kishte konfirmuar në rrjetet sociale se Cassano kishte dalë pozitiv në testin për Covid-19 gjatë festës së Krishtlindjes dhe se ishte izoluar në shtëpinë e vet.
Javë më parë u raportua se Cassano nuk ishte vaksinuar kundër virusit, por Marcialisi njoftoi në Instagram se ai i kishte marrë të dy dozat e para, por jo edhe dozën përforcuese.
Sipas mediave italiane, gjendja shëndetësore e ish-sulmuesit të Romës, Real Madridit, Milanit dhe Interit u përkeqësua në dy ditët e fundit dhe se tani ai ndodhet në një spital në Genoa.
“Antonio është në spital dhe është më mirë”, shkroi Marcialisi. /Gazeta Sinjali Sporti/