image Shtrenjtohet rryma, reagon Haradinaj: Përrallat e Kurtit morën fund

Politikë

Shtrenjtohet rryma, reagon Haradinaj: Përrallat e Kurtit morën fund

news image

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi ZRrE vendosi që ta rrisë çmimin e energjisë për konsumuesit që shpenzojnë mbi 800 kW/h.

Ai tha se nëse deri sot keni paguar 49.68 euro një faturë, tash e tutje do të paguani 92.40 euro.

“Sikur mos të mjaftonte, pak ditë më parë ndau edhe 90 milionë euro për subvencion, që tash nuk ka fije kuptimi”, tha ai.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga ZRRE që të kthehet në pikën ZERO ky proces, por kot. Triumfuan ata që duan të varfërojnë xhepin e qytetarit.”

“Aktivitetet tona në kundërshtim të këtij vendimi skandaloz nuk do të ndalen!”

/GazetaSinjali/