image Shtohet numri viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri, 2701 të vdekur e mbi 13 mijë të plagosur

Evropë

Shtohet numri viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri, 2701 të vdekur e mbi 13 mijë të plagosur

news image

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është rritur në të paktën 2701 pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që tronditi Turqinë jugore herët të hënën.

Numri i përgjithshëm i të plagosurve në Turqi dhe Siri u ngjit në 13,572.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Siri u rrit në 1050. Agjencia e re SANA raporton 570 vdekje në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi 480 vdekje në zonat e kontrolluara nga opozita.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi është rritur në 1651, sipas nënpresidentit të Turqisë Fuat Oktay.

Të paktën 11,119 persona janë plagosur në Turqi dhe 2,453 janë plagosur në Siri pas tërmetit.

/GazetaSinjali/