Viktimat civile kanë vazhduar të rriten pasi forcat ushtarake ruse bombarduan qytete të ndryshme në Ukrainë gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.
Në Zhyotymyr , në perëndim të Kievit, një zjarr në depon e naftës në Chernyakhiv u shua në orët e para të mëngjesit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.
Në qytetin lindor të Sumy -t , bombardimet ajrore shkatërruan shtëpi banimi dhe i vunë flakën një ndërtese apartamentesh. Një grua u raportua e plagosur dhe nëntë persona u vranë, duke përfshirë dy fëmijë.
Në Mykolaiv në jug të Ukrainës, kanë shpërthyer disa zjarre në zona të banuara. Katër civilë u vranë në sulm dhe pesë të tjerë u shpëtuan nga rrënojat përpara se të dërgoheshin me urgjencë në spital.
Në Kharkiv në Ukrainën lindore, bombardimet ruse i vunë zjarrin nëntë kateve dhe 27 njësive apartamentesh të një ndërtese banimi – një zjarr që iu desh shpëtimtarëve më shumë se katër orë për të shuar. Të paktën katër persona u vranë.